Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.
Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ShBA-ja ka treguar lidershipin e saj në ndihmë ndaj Kosovës.
“ShBA ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC-së të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin. Hyrja në fuqi e Programit Kompakt do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar
Abdixhiku konfirmon takim me Osmanin për zgjedhjet: Në ora 1...
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë: Dekreti i Vjosa Osmanit p...
Trump: Djali i Khameneit nuk është i pranueshëm, duam udhëhe...
Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...