Mesfushori shqiptar i Sassuolos, Nedim Bajrami ka përfunduar në radarin e Bolognas, e cila është gati të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Bologna është gati ta sigurojë ëndrrën evropiane pas një sezoni të gjatë dhe shumë të suksesshëm duke befasuar të gjithë me lojën e treguar.
Sipas Tuttomercatoëeb, një nga idetë kryesore (ndoshta edhe më shumë se një) mund të çojë te fqinjët e Sassuolos.
Në tribunat e stadiumit Mapei në Reggio Emilia, për ndeshjen e humbur 0-3 nga Neroverdi ndaj Lecces, ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori, me synimin për të parë sërish nga afër një lojtar i vlerësuar nga ta siç është mesfushori sulmues i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami.
Nuk ishte as rasti i parë dhe as i vetëm i kohëve të fundit në të cilin Sartori – dhe Bologna në përgjithësi – donin ta shikonin personalisht Bajramin.
Nedim Bajrami ka kontratë deri në vitin 2027.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...