Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu me rastin e Ditës Botërore të Tokës ka thënë se sot është nënshkruar vendimi për themelimin e taskforcës së gjelbërt.
Në një konferencë për media, Aliu u shpreh se është një vendim i tillë ndikon në mbrojtjes së natyrës dhe që në këtë taskforcë përfshihen edhe ministri të tjera si dhe inspektorati, raporton Arbresh.info.
“Do të jetë një trup nga institucionet e ndryshme që udhëheqen nga Ministria e Infrastrukturës. Krijohet si një strukturë e vecantë dhe e përkohshme që merret me përmirësimin e lumenjëve, mbeturinave e natyrës. Pas nënshkrimin presim që brenda javës të mbajm mbledhjen që do të miratohet edhe agjenda që do të fillojë menjëherë. Do të përfshihen edhe inspektorati dhe policia”, tha Aliu.
Ndërkaq Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Jeton Raka ka thënë se taskforca e gjelbërt do të bëjë nxjerrjen e zhavorrit nga lumenjët, reciklimin e mbeturinave, mbrojtjes së natyrës./Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...