Mjeku kujdestar në Spitalin e Ferizajt, Sefedin Fazliu, ka dhënë detaje mbi gjendjen e 15-vjeçarit të plagosur, i cili tashmë është operuar.
Ai tha se 15-vjeçari ka qenë i plagosur në parakrahun e djathtë, ku në radiografi është vërtetuar se i njëjti e ka pasur një plumb në plagë.
“Ortopedi ka intervenuar ku e ka larguar plumbin, i cili i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe pas mobilizimit, pasi ka qenë edhe një frakturë e njërës kockë, është pranuar në repartin e ortopedisë”, tha Fazliu, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se pacienti është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa trajtimin po e vazhdon në repartin e ortopedisë.
Këtë të premte, rreth orës 14:40 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka ndodhur një vrasje e një gruaje 21-vjeçare dhe është plagosur vëllai i saj 15-vjeçar.
Policia ka njoftuar se në orën 15:15 ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin V.A., 36-vjeçar.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...