Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan që sot le të bëhen urimet më të përzemërta.
“Për hajr Fitër Bajrami! Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit. Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve. Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë!”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...