Një person me motoçikletë ka goditur një grua në Prishtinë dhe është larguar në drejtim të panjohur, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.
‘Prishtinë 07.04.2024-20:25. Raportohet se një i dyshuar me motoçikletë ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare, dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe e njejta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin jane duke u zhvilluar hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...