Policia e Kosovës njofton se përgjatë javës së kaluar kanë shqiptuar 2 mijë e 296 gjoba trafiku në Prizren.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 33 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale.
“Hetimi i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për trembëdhjetë (13) ngasës”, thuhet në njoftimin nga policia.
Policia thekson se vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./Arbresh.info/
Agron Qalaj rizgjedhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të S...
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...