Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.
Nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbanë takim me shoqatën e logopedëve, me Shoqatën e ergoterapistëve dhe me grupin e specialstëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mbanë takim me kursantët e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë do të fillojë nga ora 11:00.
Në ora 11:00 po ashtu fillon edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mbanë takim me Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi“. I ftuar: Kryetari i KRPP-së z.Osman Vishaj do të fillojë nga ora 11:00.
Në ora 13:00 mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton projektligjin për Performancën energjetike të ndërtesave. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
Ndërkaq në ora 18:15 fillon Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me Kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës./Arbresh.info/
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...