57-vjeçari Qamuran Hirda, i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç, do të udhëtojë nga Shkupi në Mekë, me biçikletë.
Ai thotë se udhëtimi për në Haxh pritet të zgjasë 2 muaj, ndërsa pritet të udhëtojë me biçikletë rreth 4.000 kilometra.
“Vendosa ta bëjë një udhëtim të shenjtë, ku ne si mysliman e kemi obligim ta kryejmë, obligimin fetar desha ta kryejë në këtë mënyrë, me sport, me biçikletë”, tha Hirda.
Hirda thotë se ndalesa e vetme për shkak të sigurisë, do të jenë të detyruar që Sirinë ta kalojnë me aeroplan.
“Në Adana ose Gazi Antep do të kemi aeroplan, do të shkojmë deri në Aman, Jordani, vetëm Sirinë e kalojmë, prej aty vazhdojmë shkojmë për deri në destinacionin e fundit, për në Mekë”, thekson Hirda.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...