Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët katolik me rastin e Pashkëve.
Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume!
Gëzuar për të gjithë besimtarët katolikë, ditën e madhe të ringjalljes së hyjit, ditën e përjetësisë!
Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe.
Le të na kujtojë kjo festë e shenjtë rëndësinë e harmonisë dhe të frymëzojë te ne kujdesin për tjetrin.
Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit