Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te dëshmorët e martirët e Rahovecit.
Haradinaj tha se Rahoveci me rrethinë ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri.
“Rahoveci me rrethinë ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri. Në fshatrat si Opterushë e Retijë, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun”, tha kreu i AAK-së.
Haradinaj së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin dhe bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, kujtuan dëshmorët dhe martirët e këtyre fshatrave, që me sakrificën e tyre dëshmuan vullnetin e shqiptarëve për drejtësi dhe të drejtën për të jetuar të lirë nga shtypja.
Kurse për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Haradinaj tha se është një zotim për të hapur rrugët e suksesit.
“Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik; është një zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm”, tha ai.
Haradinaj tha gjithashtu që të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona.
“Në frymën e atyre që kanë shkuar para nesh, të ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën në NATO, Kosovën shtyllë të lirisë, drejtësisë dhe zhvillimit. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona. Kjo është detyrë, privilegj dhe nder për ne. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...