Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se kishte rrëzuar katër dronë të lëshuar nga forcat Houthi të mbështetura nga Irani në Jemen që synonin një luftanije amerikane në Detin e Kuq.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha në një deklaratë në X se forcat e saj kishin “angazhuar dhe shkatërruar katër sisteme ajrore pa pilot me rreze të gjatë” rreth orës 02:00, duke shtuar se nuk kishte të lënduar apo dëme të raportuara në anijet e SHBA-së ose të koalicionit.
“U përcaktua se këto armë paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon”, thuhet në deklaratë./abcnews.al
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...