Kur do të tërhiqet nga futbolli? Leo Messi, i cili ka kontratë me Inter Miamin deri në 2025, u ndal tek e ardhmja në intervistën e fundit, ku ndër të tjera u ndal edhe te momenti i largimit nga Barcelona (2021).
“E kam të qartë që do ta ndiej momentin kur duhet të tërhiqem. Do të ndodhë kur të mos jem më në gjendje për të ndihmuar shokët e skuadrës. Unë jam një tip shumë autokritik.
E di kur jam mirë, gjithashtu edhe kur ndihem keq. Kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Nëse do të vazhdoj të bëj mirë, atëherë do të përpiqem të vazhdoj të luaj.
Sepse të luaj futboll është ajo që dua. Gjithsesi, kur ta ndiej se ka ardhur momenti të largohem do të bëj, pa u ndikuar fare nga mosha.
Sigurisht që pasi ta mbyll me futbollin aktiv do të gjej mënyrën për të realizuar rolin e ri që do të më pëlqejë.
Në aspektin sportiv kam pasur fatin të realizoj gjithë ëndrrat e mia, nuk mund të kërkoj më shumë. I jam falënderues Zotit, më ka dhënë shumë. Në aspektin profesional dhe personal.
Largimi nga Barcelona? Ishte e vështirë, sepse ndihesha për mrekulli në Barcelonë. Dhe nuk mendoja se do të largohesha.
Nuk isha gati të ikja nga Barça, gjithçka ndodhi shumë shpejt. M’u desh të rindërtoja jeten time me kalimin e ditëve.
Njoha një kampionat tjetër me PSG-në, një tjetër klub dhe dhoma zhveshjeje të reja. Ishte një ndryshim që nuk po e kërkoja. Ky është shkaku pse fillimi ishte i vështirë”, theksoi legjenda e gjallë e lojës më të bukur me top./ss
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...