Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se ndan mendim të njëjtë me opozitën për ta dërguar vendin në zgjedhje, veçse kërkon dakordim me partitë politike për ta gjetur kohën e përshtatshme.
Kreu i Kuvendit thotë se kërkesë specifike nga partitë politike nuk ka pasur por që nuk e përjashton mundësinë për një gjë të tillë. Thotë se kohën për ta dërguar vendin në zgjedhje, duhet dakordim me partitë politike.
“Sot e patëm mbledhjen e Kryesisë e përfunduam mbledhjen e kryesisë nuk pashë asgjë nga këto kërkesa por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentar mund të filloj mbledhjen e nënshkrimeve. Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje, kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje, të gjithë po thonë se është sivjet por ky vit i ka edhe disa muaj. Nuk mund të ju them saktë se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, mirëpo e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje. Vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe ta specifikojmë se cila është koha më e përshtatshme a është vera apo vjeshta”, tha Konjufca./eo
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike