Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në Kosovë janë me qindra ushtarë turk.
Ajo thotë se Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.
Presidentja Osmani njofton se mbrëmë ( e martë) në një iftar të përbashkët i ka falënderuar të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe dhe siguri në vendin tonë.
“Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it. Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falënderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë”, shkruan Osmani./Arbresh.info/









Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...