Ish-shefi i sigurimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi i njohur ndryshe si “Raketa”, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, përmes rrjetit social në Facebook.
“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjar, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes me datën 19 mars 2024 ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi – Raketa, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar, por krenar. Zemra e tij pushoft e qetë dhe pranë më të dashurve të tij. Në këto momente vetëm krenaria për të është më e madhe se dhimbja”, kanë shkruar familjarët.
Ndryshe Xhavit Ferizi kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe për vite të tëra kishte qenë pjesëtar i sigurimit të afërt të ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje