Izraeli goditi të martën në orët e para të mëngjesit me raketa drejt disa objektivave ushtarake jashtë kryeqytetit të Sirisë Damaskut, duke shkaktuar “dëme materiale”, tha ministria e mbrojtjes e Sirisë.
Mbrojtja ajrore siriane ndaloi “raketat izraelite dhe rrëzoi disa prej tyre”, shtoi ministria në një deklaratë.
Irani ka mbështetur me forcë presidentin Bashar al-Assad gjatë konfliktit gati 12-vjeçar të Sirisë. Për shkak të mbështetjes së tij për Damaskun dhe grupin libanez Hezbollah, Izraeli ka kryer sulme të rregullta ajrore me synimin për të frenuar fuqinë ushtarake të Teheranit jashtë kufijve të Iranit.
Këto sulme janë rritur mes tensioneve rajonale që u shkaktuan nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Disa oficerë të Gardës Revolucionare iraniane janë vrarë në sulmet që dyshohet se ka kryer Izraeli në Siri që nga dhjetori./voa
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit sot dalin para Gjykatës
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu