Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, mirëpriti sot Misionin vizitues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të udhëhequr nga Sebastian Sosa – Shef i Misionit dhe Përfaqësues rezident Rajonal për Kosovë dhe i shoqëruar nga ekipi i tij, për rishikimin e dytë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF).
Në takim u theksuan bashkëpunimi ndërmjet BQK-së dhe FMN-së për të ngritur kapacitetet institucionale dhe për të zbatuar rekomandimet nga marrëveshjet, duke fuqizuar kështu stabilitetin makroekonomik dhe qëndrueshmërinë financiare, përcjell Arbresh.info.
Duke shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën teknike të ofruar nga Misioni i FMN-së për ngritjen e kapaciteteve institucionale në BQK, Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në avancimin e progresit institucional duke marrë parasysh sfidat me të cilat përballet ekonomia e Republikës së Kosovës.
Diskutimet gjatë këtij takimi u përqendruan rreth perspektivës dhe projeksioneve makroekonomike për Kosovën, progresin e bërë në zbatimin e rekomandimeve të dala nga marrëveshjet e SBA-së dhe RSF-së, si dhe gjetjen e mundësive për asistenca të reja teknike.
Guvernatori Ismaili shpjegoi progresin e bërë në zbatimin e rekomandimeve, si dhe finalizimin e Projektligjit për Bankat. Gjithashtu, Guvernatori i BQK-së theksoi zhvillimet e reja lidhur me perspektivën ekonomike dhe ndryshimin e kornizës ligjore.
Misioni i FMN-së përshëndeti kompletimin e Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe përgëzoi BQK-në në progresin e bërë për fuqizimin e kornizave dhe kapaciteteve institucionale. Misioni përsëriti përkushtimin e tij për të mbështetur qëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.
Ky Mision do të qëndroj në Kosovë nga data 18 deri më 27 mars, gjatë së cilit ekipi i FMN-së do të angazhohet me ekzekutivin dhe personelin e BQK-së, për të vazhduar vlerësimet dhe diskutimet për forcimin e kapaciteteve dhe kornizës institucionale të BQK-së./Arbresh.info
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...