Një person është arrestuar në Prizren pasi gjatë kontrollit në banesën dhe veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 12.49 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.49 gramë kokainë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe tre telefona celularë, një thikë, një sprej, një veturë dhe 137 euro para të gatshme, shkruan Arbresh.info.
Gjatë hetimit të rastit, policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në rast e që ndodhen në arrati.
“Rr. Petrit Bytyqi, Prizren / 13.03.2024 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar 12.49 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 1.49 gramë kokainë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë, një thikë, një sprej, një veturë dhe 137 euro para të gatshme. Po ashtu gjatë zhvillimit të rastit janë identifikuar edhe dy të dyshuar meshkuj/k që ndodhen në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...