Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti që i ka ndodhur teksa po riparonte çatinë e një magazine ku ai ishte punëtor.
Andi Rexhepi kishte rënë nga 7 metra lartësi, teksa po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin e Carpenedolos.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa sipas mediave italiane, Rexhepi kishte 10 muaj që punonte në atë magazinë dhe ishte babai i një vajze 16 vjeç.
Ishin kolegët e tij që lajmëruan menjëherë ambulancën pas ngjarjes së rëndë, por 43-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë karabinierët kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe zbardhjen e përgjegjësve mbi aksidentin.
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...