Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se ajo paraqet angazhim e përkushtim dhe një arritje domethënëse në rrugëtimin tonë drejt një hapësire kibernetike të sigurt, shkruan Arbresh.info.
Më tej ai tha se në epokën digjitale, siguria nuk ka kuptim pa sigurinë kibernetike.
“Falënderoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për punën e tyre në krijimin e kësaj Qendre, si dhe ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme në këtë drejtim.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës