Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur procedurë dhe ka propozuar paraburgim për 27-vjeçarin i cili është me dy shtetësi të Maqedonisë dhe Australisë, për shkak se dyshohet se ka sulmuar një zyrtarë policor i cili ka qenë në detyrë.
Më 10 mars, në kryqëzimin e rrugëve “Partizanska” dhe “Mihajllo Andonovski” në Manastir, i dyshuari i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar veturën “BMV X6”. Dy policë e kanë ndaluar dhe kanë tentuar ta legjitimonin me çka i dyshuari ka filluar së pari t’i ofendojë, ndërsa pastaj ka filluar t’i sulmojë policët duke i goditur.
Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir ka pranuar propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh./Telegrafi/
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...
Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrue...