Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli është mirëpritur sot në zyrën e kryetarit të komunës së Lubljanës, Zoran Jankovic.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se gjatë këtij takimi, është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën ekonomike mes dy shteteve, si dhe për zhvillimin e bizneseve shqiptare atje.
“Sot pata një takim miqësor me kryetarin e Lubljanës, Zoran Jankovic. Gjatë këtij takimi, ne diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në sferën ekonomike ndërmjet dy vendeve. Ishte një takim i frytshëm, ku biseduam për zhvillimin e bizneseve shqiptare në Slloveni në këto vitet e fundit. Falënderoi z. Jankovic për mikpritje. Rr.P”, shkruan ai në Facebook./Arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...