Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se zgjedhjet në Beograd do të mbahen më 2 Qershor.
Sipas tij, është e rëndësishme që të respektohen rekomandimet e ODIHR-it.
Presidenti serb pretendoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë presion nga jashtë për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në Beograd.
“Të gjitha zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor dhe kushtetues. Është e saktë juridikisht, data e fundit për shpalljen e zgjedhjeve në Beograd është 3 prilli dhe duhet të shpallet nga kryetari i Kuvendit. Afati i fushatës është nga 45 deri në 60 ditë, pra deri më 2 qershor. Të gjithë nga SNS janë pro që zgjedhjet në Beograd të mbahen më 28 prill.
Meqenëse kanë respekt për atë që kam bërë për vendin dhe partinë, pranuan që më 2 qershor të ketë zgjedhje në Beograd.
Të gjitha të tjerat lokale brenda afatit ligjor. Mendoj se është ende e rëndësishme që ne të kemi një zgjedhje që të gjithë do të thonë – ky është rezultati.
U bëj thirrje njerëzve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të zbatojnë me rigorozitet ligjin për ndryshimin e qendrave të votimit deri në formimin përfundimtar të listës zgjedhore.”, tha Vuçiç./abcnews.al
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...