Golden Eagle Ylli ka arritur të mposht skuadrën e Istogut me rezultat 133-63, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Që nga fillimi deri në fund, suharekasit kanë qenë bindshëm në epërsi ndaj skuadrës së fudnit në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në këtë fitore të Yllit, ishte Alonzo Verge Jr me 21 pikë, shtatë asitime e një kërcim.
Kurse Arian Azemi ka luajtur me më së shumti pikë për Istogun, 22 gjithsej.
Pas kësaj fitore skuadra nga Suhareka, ka 14 fitore e nëntë humbje aq sa ka edhe Prishtina.
Teksa këto dy skuadra do të përballen në vikend, në derbin për vendin e tretë në tabelë.
Kurse Istogu ka 22 humbje dhe vetëm një fitore, teksa tani është përshëndetur me Superligë dhe sezonin tjetër gara do të bëjë në Ligën e Parë./Arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...