Lëvizja më e bujshme në Formula 1 në këto vitet e fundit, ishte padyshim firma e Lewis Hamilton me Ferrarin.
Pasi të mbyllë edhe këtë vit me Mercedesin, shtatë herë Kampioni i Botës do të kalojë në radhët e italianëve për të synuar titullin numër tetë që do të ishte edhe rekordi absolut në botën e Formula 1.
Ndërkohë, në radhët e gjermanëve kanë nisur sondazhet e para për zëvendësuesin e 39-vjeçarit dhe mes shumë emrave në listë, është edhe ai i Max Verstappen, kampionit të trefishtë të botës.
Këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi vetë Hamilton i cili theksoi se pas firmës së tij me Ferrarin, nuk ka më asgjë për t’u përjashtuar në Formula 1.
“Mendoj se transferimi surprizë i imi tek Ferrari bën që tashmë në botën e Formula 1 asgjë të mos konsiderohet si e paimagjinueshme. Mendoj se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë interesant, nuk kam për të dhënë ndonjë lajm bombastik, por mendoj se Max Verstappen është në listën e Mercdes. Edhe pse unë mendoj se Verstappen për momentin nuk ka asnjë arsye që të heqë dorë nga një makinë si ajo e RedBull”, u shpreh Hamilton.
Hamilton u tansferua në Ferrari muajin e kaluar./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit