Më 7 mars të vitit 1999, familja e Mejdi Asllanit u sulmua nga katër policë të Serbisë, të cilët e morën peng gjithë familjen Asllani, duke ua mbajtur tytat e automatikëve në kokë dhe në gjoks brenda shtëpisë së tyre, në lagjen Emshir të Prishtinës. Mejdiu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me të dy djemtë e tij Asllanin dhe Bekimin. Në një ngjarje të pabesueshme dramatike, Mejdi Asllani bashkë me djalin e tij Asllanin, arritën ta përmbysin situatën falë bombave të dorës dhe një automatiku që e kishin në shtëpi. Atë ditë ata dhanë një shembull të jashtëzakonshëm të rezistencës në kryeqytet.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në zyrën tij djemtë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani, i njohur edhe si “Plaku i Emshirit”, Bekim dhe Asllan Asllani dhe mikun e tyre, Burim Zagragja.
Në këtë takim që ishte planifikuar që në fillim të vitit bashkë me Mejdiun që të mbahej pikërisht në shënim të 25-vjetorit të betejës së tij në Emshir, Kryeministri Kurti dhe djemtë Bekimi dhe Asllani sot kujtuan jetën e veprën e tashmë të ndjerit Mejdi Asllanit, një luftëtari me zemër e në mendje, patriot në luftë e në paqe, që vazhdon të na frymëzojë, e që nuk do të harrohet asnjëherë.
Mejdi Asllani vdiq me 31 janar të këtij viti. Kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në ceremoninë e varrimit e tij./Arbresh.info


Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...