Policia e Kosovës në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, Besart Leka për vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit, policia ka marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të 34 vjeçarit, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të personit të dyshuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001./Arbresh.info/
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten