Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi ka njoftuar se nuk do të jetë më në ‘ 1 Kafe Më Labin’, në KTV.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes në njoftimi në Facebook.
Pas më shumë se një dekade, Labi njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me televizionin kosovar.
Njoftimi i plotë:
Përshëndetje për të gjithë ju miq të mi, me anë te këtij postimi dua të ju njoftoj që rrugëtimi im me KTV-në ka mbaruar.
Përjetësisht mirënjohës ndaj këtij mediumi per hapësirën që më dha. Faleminderit Flaka!
Dardan dhe Rea faleminderit pa fund për perkrahjen dhe gjithë kujdesin e treguar.
Faleminderit ekipes së KTV-së, kameramanëve, realizatorëve, tonistave për punën e palodhshme dhe angazhimin maksimal ndaj emisionit 1 Kafe Me Labin.
Ishte kënaqësi bashkëpunimi gjatë këtyre viteve!
Të dashur shikues të 1 Kafe me Labin, përulem ndaj jush për besnikërinë që keni ndaj meje dhe emisionit!
Falë jush, shumë ama shumë shpejt do të rikthehem me projekt të ri për të vazhduar rrugëtimin bashkë me ju./Arbresh.info/
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes