Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi.
Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 117-118-119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze.
FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri, thuhet në njoftimin e Federatës shqiptare të futbollit./Arbresh.info/
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...