Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 15 shtetas për dhunë në familje.
Në llogarinë e tij në Facebook, Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për parandalimin e këtyre rasteve, përcjell Arbresh.info.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin”, ka shkruar Balla.
“Inkurajoj viktimat e dhunës, të denoncojnë në Polici këto raste se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...