Duket se aktorja e njohur e ka gati formulën e kapërcimit të stinëve nga dimri i ftohtë në pranverën e ngrohtë, përmes një ndryshimi në look që nuk kaloi pa u vënë re.
Kështu, Angelina Jolie u pa duke dalë nga një dyqan në Manhattan, por sytë e të gjithëve mbeten të ngjyra e re e flokëve.
Me një nuancë bionde të çelur, me shumë shkëlqim, me një model me fije më të theksuara, Angelina duket kaq bukur me këtë ndryshim në flokët e saj. Le të themi një kalim me shumë stil nga efektet e ngjyrës ombre (bazë e errët, ndërsa nuanca fillon të çelet në gjatësinë e flokëve) të vjeshtës dhe dimrit te ngjyra bionde, ideale në prag të sezonit të ri të pranverës.

Aktorja njihet për flokët e saj brunë dhe me shkëlqim, si një nga zgjedhjet më të shpeshta sa i takon flokëve, por këtë herë ndryshimi ishte fort i dukshëm. Jolie e kombinoi kontrastin e nuancës së re të flokëve me një pallto të zezë të gjatë, bluzë të bardhë dhe syze dielli të zeza. Grimi i pastër neutral dhe çanta e madhe ishin pjesë e plotësimit të stilit në tërësi./anabel
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...