Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar sot Shtëpinë e të Moshuarve në kryeqytet i cili u përfshi nga zjarri ditën e sotme.
Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se për shkaqe të sigurisë, të moshuarit do të zhvendosen në hotel, përcjell Arbresh.info.
“Pas incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, ku nuk pati të lënduar, bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku dhe ekipën përkatëse të drejtorëve vizituam vendin e ngjarjes. Pas konsultimeve me ekipën e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipës për siguri dhe emergjenca morëm vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit, të zhvendosen në hotel”, ka shkruar Rama.
Lexo edhe:
Në fund, Rama shtoi se njësitet relevante policore janë duke u marr me rastin për gjetjen e shkaqeve të zjarrit./Arbresh.info
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë