Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo zbuloi historinë e lëvizjes së tij te skuadra katalunase në një intervistë ekskluzive për kanalin e Lay në YouTube.
Uruguaiani deklaroi se ai kishte hipur në një avion, por pa e ditur se ku do të shkonte.
“Disa vite më parë agjenti im më tha se do të nënshkruaja për një klub evropian, por ai nuk më tha se cilin. Unë u ula në një avion pa e ditur se ku po shkoj. Arrita në Madrid dhe kalova natën në një hotel absolutisht të panjohur”, deklaroi Araujo.
“Të nesërmen agjenti më tha se është Barca. Unë thashë ‘Uau’. Asnjëherë në jetën time nuk e kisha imagjinuar se do të luaja për një klub kaq të madh. Sigurisht, kisha oferta nga ekipe të tjera në La Liga gjithashtu, por as që i mori parasysh ato”.
Uruguaiani mbërriti në Camp Nou me një marrëveshje katër milionëshe nga Boston River në vitin 2018. Vetëm një vit më vonë, Ronald bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Barcelonës.
Gjatë mandatit të tij pesëvjeçar me ekipin e parë, Araujo bëri 139 paraqitje për Barçën, duke kontribuar me 8 gola dhe 3 asistime gjatë rrugës. Sot, ai shërben me krenari si një nga katër kapitenët e klubit. /Telegrafi/
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...