Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e mbrëmshëm që ndodhi te rruga “B”, ku dyshohej për një mjet shpërthyes.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, rasti ka ndodhur rreth orës 19:40, ku nga një veturë është tërhequr mjeti i dyshimtë.
“Prishtinë / 17.02.2024 – 19:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar. Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mjet i dyshimtë te rruga “B”, ndërpritet qarkullimi në një pjesë të saj
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...