Në hyrje të Prishtinës sot janë vendosur billborde të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili si kryeministër e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.
Po ashtu billborde me Thaçin në prag të shënimit të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë janë parë në Veternik, në rrugën e Aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq, etj.
Ndryshe, ky është përvjetori i 4-të që Thaçi, po e pret në paraburgim në Hagë së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndërkohë që procesi gjyqësor po vazhdon të jetë shumë i ngadaltë, me seanca të mbyllura.
Billbordet janë vendosur nga me përkrahje të qytetarëve dhe miqve të tij./rtk


Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X