Mercedes lancoi këtë të mërkurë makinën e sezonit të ri të Formula 1. Që në fillim të konferencës, drejtuesit e gjermanëve vendosën objektivin e qartë: Rivalizimin e Red Bullit të Max Verstappen.
Makina e re e këtij edicioni kombinon të zezën, argjendin dhe të kuqen dhe është gati për në Bahrein për testime para-sezonale. Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, i cili do të jetë pjesë e Ferrarit duke nisur nga viti i ardhshëm, është i vendosur për të ndihmuar shokun e tij të skuadrës, George Russell.
Mick Schumacher dhe Fred Vesti do të plotësojnë listën e pilotëve si rezervë. Mick është për të dytin vit radhazi në këtë pozicion, ndërsa Fred vjen nga Programi Junior i Formula 1.
Në këtë prezantim, ishte i pranishëm edhe CEO i Mercedes-it, Toto Wolff i cili pranoi faktin se do të jetë një sezon shumë i vështirë për “shigjetat e argjendta”:
I një mendimi ishte edhe drejtori teknik, James Allison, i cili nga ana e tij komentoi më shumë detajet e makinës së re:
“Nga një këndvështrim aerodinamik, si gjithmonë, fokusi ishte te efikasiteti. Një makinë e re i lejon ekipit të bëjë ndryshime më të mëdha që nuk janë të mundshme gjatë sezonit. Ne kemi mësuar dhe jemi rritur gjatë dy sezoneve të fundit”, mbylli deklaratën e tij, James Allison
Gara e parë e këtij sezoni do të zhvillohet në Bahrein, në fundjavën e parë të marsit, me RedBullin dhe Max Verstappen si gjithnjë favorit./ss
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...