Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder, të cilin e ka uruar për detyrën.
Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Gaarder.
Në takim me ambasadorin Gaarder, Presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se Kosova do të punojë së bashku me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar kontributin për paqe, siguri, stabilitet të qëndrueshëm, si dhe për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Gaarder kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit reciprok./Arbresh.info

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër