Shefi i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen këmbëngul se trajneri Thomas Tuchel nuk do të largohet nga “Alianz Arena”.
Humbja e “Bavarezëve” nga Bayer Leverkusen (3-0), raportohet se rrezikon karrigen e të parit të bankinës së Bayernit strategu gjermane, megjithatë, Dreesen është i bindur se Tuchel do të vazhdojë punën në krye të Bayernit.
“Asgjë nuk ndryshon. Ne e dinim paraprakisht se do të ishte një ndeshje e vështirë. Do të kishim dashur një rezultat tjetër. Jemi të përqendruar në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Dreesen.
“Nuk më pëlqen të përsëris veten. E ardhmja e Tuchel mbetet kështu siç është”.
“Nuk dua të spekuloj shumë për formacionin. Leverkusen ishte thjesht më i mirë. Ne e meritonim humbjen, vetëm duhet ta pranojmë këtë”.
“Fatmirësisht kemi edhe 13 ndeshje të mbetura dhe shpresojmë për një ose dy gabime të Leverkusenit”, ka përfunduar shefi i kampionëve në fuqi të Gjermanisë./rtk
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...