Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bën të ditur se 300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet.
Rama tha se falë angazhimit të ndërmarrjeve publike, bënë që ata të sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm
“300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet. Angazhimi serioz e përkushtimi profesional i punëtorëve plot vullnet e të palodhshëm të ndërmarrjeve tona publike, dhe potenciali i madh që kanë Ndërmarrjet tona të kryeqytetit siç është Ndërmarrja Publike Banesore sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm”, shkruan Rama.
Ndërsa shtoi se do të lehtësohet puna dhe kushtet e punëtorëve të pastrimit.
“Ata, të prirë nga dedikimi e dashuria për qytetin kanë arritur të bëjnë një punë të vlefshme për të gjithë, kanë filluar vet me prodhimin e kontejnerëve, të cilët do të reduktojnë mbeturinat në kryeqytet dhe lehtësojnë punën e kushtet e punëtorëve të pastrimit”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje