Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A. Mbrojtësin me origjinë shqiptare, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014, e kërkon Salernitana.
Skuadra e Pippo Inzaghit renditet në vendin e fundit në Serie A dhe po garon për të qëndruar mes më të mirëve të futbollit italian.
31-vjeçari qëndron pa skuadër prej verës së kaluar, kur i dha fund aventurës spanjolle me Levanten.
Drejtuesit e klubit nga Salerno, që pak ditë më parë firmosën me Jerome Boateng, pritet të zyrtarizojnë edhe Mustafin.
Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025 nëse performon mirë dhe Salernitana arrin objektivin mbijetesë./ss
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së