Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njofton se projekti që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, tani është gati.
Ai tha se gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore për këtë projekt transformues.
Që sipas Ramës do të zgjedhë shumë probleme për qytetarët e Kryeqytetit.
“Viti i projekteve të mëdha, Projekti madhor që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, tani është gati. Gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimtore për këtë projekt transformues që zgjidhë shumë probleme për qytetarët e Kryeqytetit”, shkruan Rama në Facebook.
I pari i Prishtinës ka falënderuar qytetarët për durimin e treguar.
Ndërsa detajet e projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër.
“I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër”, përfundon Rama./Arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...