Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’.
“Gjilan, 6 Shkurt 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, nga neni 202 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.B., me dashje dhe pa autorizim ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës, ashtu që fillimisht përmes numrit të tij të telefonit në aplikacionin ‘’WhatsApp’’, ka kanosur të dëmtuarën se nëse e njëjta nuk kryente veprime sipas dëshirës së tij, do t’ia publikonte fotografitë nudo.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 14 Janar 2024, në Gjilan, i pandehuri L.B., me dashje dhe pa autorizim ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës, ashtu që fillimisht përmes numrit të tij të telefonit në aplikacionin ‘’WhatsApp’’, ka kanosur të dëmtuarën se nëse e njëjta nuk kryente veprime sipas dëshirës së tij, do t’ia publikonte fotografitë nudo, ku pasi që e njëjta nuk iu kishte bindur kërkesës së tij, i pandehuri i kishte shpërndarë fotografitë në rrjetin social ‘’Telegram’’.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës së sipërshënuar penale./Arbresh.info
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...