Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë homazhe në fshatin Rezallë, me rastin e rivarrosjes së mbetjeve mortore të 28 viktimave të masakrës së fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt.
Kryeministri i vendit, ka vendosur lule dhe ka ngushëlluar familjarët e pranishëm të viktimave.
Të dielën është shënuar edhe 16 vjetori i Masakrës së Rezallës, ku ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 banorë shqiptarë të Rezallës dhe fshatrave përreth.
28 viktimat e rivarrosura sot në Rezallë, u identifikuan në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve para tre ditësh./arbresh.info/
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...