Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se nësër do të mbajë konferencë për media.
Durmishi bëri të ditur se në këtë konferencë do të paraqesë të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Të dashur qytetarë dhe përfaqësues të mediave,Dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.”, ka shkruar Durmishi.
Ai njoftoi se konferenca do të mbahet në ora 13:00 te Njësia për Patentë Shofer tek stacioni i autobusëve në Prishtinë./Arbresh.info/
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...