Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se të hënën KFOR-i nuk e ka lejuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit.
Sipas Ramadanit, ministri Krasniqi kishte shkuar për ta takuar kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, përcjell Arbresh.info
“KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas Ramadanit, kthimi prapa i Krasniqit nga KFOR-i është shqetësuese.
“KFOR-i ktheu mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit, duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta”, shtoi ai.
“Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake”, shtoi Ramadani./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...