Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka hyrë me veturë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Bëhet e ditur se i dyshuari serb kishte ngarkuar në veturë një makinë pompuese të vajit, shkruan Arbresh.info.
Sipas Policisë, automjeti me ngarkesën janë dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Leposaviq / 29.01.2024 – 23:00. Policia përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur se një automjet ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Patrulla policore ka arritur ta ndalojë automjetin në fjalë që drejtohej nga i dyshuari mashkull serb i cili kishte të ngarkuara në automjet një makinë pompuese të vajit. Automjeti me ngarkesën është dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24-orësh./Arbresh.info/
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...