Amnesty International ka akuzuar disa qeveri se kanë vepruar në mënyrë çnjerëzore duke pezulluar fondet për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinez (UNRWA).
Në një deklaratë të hënën, Amnesty u bëri thirrje vendeve të anulojnë vendimin e tyre për të shmangur vuajtjet e mëtejshme për 2 milionë palestinezët, të cilët tashmë po përballen me vështirësi.
“Norvegjia, Spanja, Irlanda dhe Belgjika janë ndër shtetet që kanë njoftuar se nuk do të pezullojnë fondet, duke njohur rolin jetik që UNRëA vazhdon të luajë në shpërndarjen e ndihmave humanitare për ata që kanë nevojë të dëshpëruar”, tha grupi i të drejtave.
Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty-së, Agnes Callamard tha se ishte turpshme që SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania, Australia dhe Franca e kishin ndërprerë ndihmën për UNRWA.
“Shteti i Izraelit dhe grupet e krahut të djathtë kanë udhëhequr për vite me radhë një fushatë shpifëse kundër UNRWA, e cila luan një rol kyç në mbrojtjen e të drejtës së palestinezëve për t’u kthyer në tokat e tyre,” tha Amnesty./abcnews.al
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...