Roma ka arritur të mposht Salernitanan me rezultat 2-1 në udhëtim në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A.
Romakët golin e parë e shënuan në minutëm e 51-të përmes Dybalas nga penalltia, shkruan Arbresh.info.
Kurse rezultatin e dyfishoi Pellegrini në minutën e 66-të.
Salernitana ngushtoi epërsinë katër minuta më vonë kur realizoi Kasatanos.
Mirëpo kaq mund të bënin vendasit, pasi më gola nuk pati dhe Roma morri fitoren e dytë në po aq ndeshje nën drejtimin e trajnerit të ri, Daniele De Rossi.
Pas kësaj fitore Roma ngritet në pozitën e pestë me 35 pikë kurse Salernitana është e fundit me 12 pikë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?