Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar kërkesën e Alpex për fillimin e tregtimit të energjisë në kursin shqiptar. Ky proces pritet të fillojë nga 1 shkurti, që për ZRRE-në konsiderohet hap i rëndësishëm për vendin.
Në mbledhjen e sotme të bordit të këtij institucioni, kryesuesi Ymer Fejzullahu tha se ky është rasti i parë i bashkimit të dy tregjeve, ndërsa theksoi tashmë ka filluar të faturohet energjia elektrike e shpenzuar në veri.
Fejzullahu, tha se me fillimin e faturimit të energjisë elektrike në katër komunat në veri, përfundon obligimi i KOSTT-it për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike.
“Ky obligim që ka qenë për KOSTT, përfundoi pasi që deri tash ka qenë barrë për të. Por duhet të theksohet se rregullatori me vendosjen e obligimit i ka lejuar edhe mjetet për të”, tha ai.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se nga 1 janari, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar./rtk
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...